U tha se po del me ish-in e saj! Veprimin e fundit të Kim Kardashian për J.Lo nuk e prisnim
Së fundmi emrat e Kim Kardashian dhe Alex Rodriguez po lakohen në mediat ndërkombëtare, pasi raportohet se dy yjet po dalin bashkë. Thuhet se Kris Jenner ka shtyrë Kim për të dalë me ish-yllin e MLB. Kim u nda nga Kanye West në shkurt ndërsa Alex u nda nga Jennifer Lopez në prill. Sipas raportimeve, Kim ka qenë në kontakt me Alex në muajt e fundit dhe po mendon seriozisht të dalë me të pasi dëshiron të takojë dikë që mund ta përputhet me të në anën financiare dhe status. Dhe u tha që mamaja e saj, Kris, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”. Sidoqoftë, burime pranë familjes së famshme i thonë “Mirror” se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se Kardashians kanë marrëdhënie të mira me J-Lo.
Dhe kjo duket mëse e vërtetë, pavarësisht nëse Kim po del apo ajo me Alex. Jennifer feston sot ditëlindjen dhe ylli i KUWTK i ka bërë një super urim. Ajo ka publikuar një foto pranë saj, ku shihen të dyja të vedhura me të bardha duke shkruar "Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë! Të dua!" Dhe kjo i tha të gjitha. Nënvizojmë se J.Lo bën sot 52 vjeç ndonëse duket ende si në fillim të të 20-ave.
/News31