U tha se është në një lidhje me Fation Kuqarin, reagon Ana Kauri



Pasi lajmet morën dhenë se Ana Kauri dhe Fation Kuqari janë në një lidhje ka ardhur edhe reagimi i ish-konkurrentes. Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ndër të tjera është pyetur “Flitet që ti e Fationi jeni bashkë, nëse jeni pse se bëni publike? Përndryshe më pëlqen shumë si njeri.”


Mirëpo, Ana i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke shkruar: “Më kanë ardhur shumë pyetje në lidhje me këtë Temë!! Poooor Jo Un dhe Fationi nuk jemi bashkë”, është përgjigjur Ana.

Por, çfarë ndodhi më herët këtë javë?

E gjitha nisi nga komenti i Fationit në postimin e Anës, ku ajo shkruante rreth largimit nga programi. Ai i ka lënë disa emoji, duke krijuar dyshime tek fansat. Kujtojmë se gjatë Prime, Ana deklaroi se është zhgënjyer disa herë dhe ndër të tjera pranoi pëlqimin për Fationin. Për më tepër, fotot e fundit të Fationit janë të shkrepura nga një femër (siç dallohet nga hija) dhe të gjithë janë të bindur se bëhet fjalë për Anën.

Kujtojmë se të dielën Ana u largua nga Për’puthen. Ajo u shpreh se nuk po e shihte më veten brenda atij programi, teksa i kërkoi Rinianit të vijonin njohjen jashtë mirëpo ai refuzoi. 

/News31.al