U përfol se do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj zbulon të vërtetën



Në “Big Brother VIP”, aktualisht janë prezantuar 14 personazhe, banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por prezantuesja, Arbana Osmani ka theksuar se do të ketë hyrje të reja më vonë, kur të nisin dhe eliminimet e para. Puntatën e mbrëmshme u përfol se tre personazhe të tjerë, do t’i bashkoheshin shtëpisë, mes tyre edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj.





Mirëpo, Covid-i paska patur plane të tjera për këngëtaren. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka konfirmuar se ka qenë e infektuar me virus dhe se ka qenë në karantinim.






Sipas shkrimit në foton e saj, ajo ka zbuluar se dhe një ditë mund të dalë nga karantina e të vazhdojë projektet e saj muzikore për të cilat është shprehur se mezi po pret, pasi kur je i infektuar me Covid-19, e ke të vështirë dhe të zbresësh shkallët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)


Megjithatë, fatmiresisht artistja e ka kaluar virusin dhe duket se gjendja e saj shëndetësore është duke u permirësuar.

Pra, Beatrixi ka konfirmuar kështu, ndoshta jo drejtpëdrejtë, se ajo nuk do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, megjithatë nuk i dihet pasi reality-show do të jetë në transmetim deri në janar të vitit tjetër.

/News31