U tha se Alvisa e Për’puthen ka marrë pjesë në X Factor, por e vërteta qenka ndryshe



Ditët e fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku pretendohej se konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka marrë pjesë në “X Factor”. Sipas llogarisë që ka shpërndarë videon, Alvisa vite më parë u shfaq në talent-shown e dashur shqiptar ku edhe shihet se ka magjepsur jurinë.  Në fakt vetë Alvisa nuk ka folur për një pasion të tillë dhe sipas gjasave nuk do flasë. (KLIKO)





Kjo pasi e vërteta e videos është ndryshe. Në talent-shown e njohur nuk ka marrë pjesë ajo, por motra e Alvisës. Kjo shpjegon edhe ngjashmërinë mes vajzave. Në kanalin e “X Factor” mund të gjendet videoja e para 9 viteve me emrin Ermelinda Qarri.






Kujtojmë se që në hyrje të saj Alvisa arriti ‘të ndezë gjakrat’ në studio mes djemve, që i shprehën komplimentet e tyre. Alvisa zgjodhi për takimin e saj të parë, Taulant Muratajn, 26-vjeçarin nga Tirana. Megjithatë, u cilësua si “takimi më i keq katërminutësh në historinë e emisionit”. (KLIKO)

/News31