U përfol për një lidhje me Robert Berishën, modelja italiane "ngacmon" reperin shqiptar!
Disa javë më parë, Robert Berisha u bë kryefjalë e mediave rozë, pasi kudo shkruhej se ai kishte nisur një lidhje të re me modelen italiane, Maria Bove.
E kur e gjitha rezultoi të ishte një miqësi, së fundmi Maria ka trazuar sërish rrjetin, por jo lidhur me Robertin. Ajo ka postuar një këngë të reperit të njohur, Getinjo, duke i bërë atij tag. Kaq ka mjaftuar që fansat dhe mediat ta marrin këtë si ‘një ngacmim’ ndonëse nuk dihet nëse ata njihen me njëri-tjetrin, apo Maria thjesht pëlqen Getinjon si artist.
Vlen të përmendet se nuk ka ende asnjë reagim nga Getinjo, madje as nuk e ka rishpërndarë.
Çfarë ndodhi mes saj dhe Robertit?
E gjithë kjo nisi pasi Roberti publikoi një video me të, ku ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe më pas modelja i hodhi benzinë zjarrit në rrjete sociale një video duke shkëmbyer puthje në buzë me këngëtarin.
Ishte emisioni “Prive” që raportoi se mes tyre nuk kishte asgjë serioze, duke zbuluar se ata thjesht kaluan disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se Roberti vazhdon të jetë beqar. Ndërkohë këtë gjë e ka konfirmuar Maria Bove.
Ajo ka zhvilluar një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj në Instagram dhe të gjithë e kanë pyetur nëse mes saj dhe Robertit ka një romancë, gjë të cilën ajo e ka mohuar.
/News31.al