U la në paraburgim për 40 ditë, Fjolla Morina poston foton e papritur në rrjetet sociale



Një ditë pasi Gjykata e la në paraburgim për 40 ditë, këngëtarja e njohur Fjolla Morina i ka habitur të gjithë një postim të bërë sot në rrjete sociale. Ajo ka publikuar në Facebook një foto ku shihet në një resort, duke mbajtur në krahë vajzën e vogël, Alyah. Ajo ka vendosur mbi foto ditën dhe orën e saktë, duke lënë vend për shumë dyshime. Ende nuk dihet e vërteta e këtij postimi, por mendohet se ajo është shkrepur gjatë pushimeve të fundit të Fjollës. Ndërsa pyetja e dytë është se kush e postoi atë pasi Fjollës supozohet mos t’i lejohet përdorimi i telefonit.










Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi dje masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa do të llogaritet prej momentit kur këngëtarja është arrestuar. Vendimin e mori gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina dhe avokatëve të saj, Fehmije Gashi-Bytyqi dhe Fanol Krasniqi. Fjolla u arrestua dy ditë më parë në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

/News31