U infektua nga Covid-19 pak para lindjes, Greiss Petroviç ndan përjetimet e shtatzënisë në pandemi!

 

Lajmi i ardhjes në jetë të një fëmije është gjithmonë një lajm i mirë që të ndryshon ditën e jetën, sidomos kur këtë e mëson gjatë izolimit në pandemi.

Kështu ndodhi me shtatzëninë e dytë të ish-modeles, tashmë sipërmarrëse e suksesshme në botën e modës, Greiss Petroviç, e cila mësoi se ishtë në një pritje të ëmbël ditët e para të izolimit në mars të këtij viti.

My Dental

Në një intervistë për “RevistaWho” dhe e fotografuar nga fotografi, Renuar Locaj, ka rrëfyer se jo vetëm lajmin e mësoi surprizë në izolim, por u infektua nga Covid-19 tashmë në pritje të ëmbël.

E pyetur se cili ishte mendimi i parë kur mësoi se do të bëhej nënë për herë të dytë, Petroviç shprehet: “Sapo ishim izoluar kur mora vesh lajmin që do të bëhesha sërish nënë. Më pushtuan shumëllojshmëri ndenjash: gëzim, frikë se ndodheshim në një situatë të pazakontë, lumturi, por edhe pak keqardhje për Emelin [vajza e vogël], se më dukej shumë e vogël për t’ju zhvendosur vëmendja”

Ish-modelja e njohur tregon se u infektua nga koronavirusi bashkë me familjen e saj, por gjendja shëndetësore duket që është e qëndrueshme.

Për sa i përket ardhjes në jetë djalit, themeluesja e agjencisë së modës Grace Models se i ka bërë pothuajse të gjitha gati.

“Këtë radhë zura mend, i kam blerë deri në 4-5 muajsh [veshjet], në mënyrë që mos të më shkojnë blerjet kot…të njëjtin gabim që bëjmë të gjitha mamat për herë të parë”, – tregon Greis.

Duke i uruar shtatzëni të mbarë Greissit edhe në ditët e mbetura, më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

Greiss Petroviç: Momenti im më i lumtur mes një viti të errët