U bë viral në rrjet, reagon për herë të parë mësuesi Maliq Torra



Ka mjaftuar një postim në rrjetet sociale, që mësuesi Maliq Torra nga fshati Velçan të Mokrrës të kthehet në viral ditën e sotme. Dhe kjo jo pa një arsye.

Në foton e shpërndarë në rrjet, mësuesi mban në duar shkarpa, të cilat i përdor për të ngrohur klasën e nxënësve, që u jep mësim.

Pasditen e sotme, Maliq Torra është ftuar në një lidhje direkte në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka folur dhe ka treguar më shumë për veten.

Ndër të tjera, me modestinë që e karakterizonte, mësues Maliqi u shpreh: “Sot mora shumë vlerësim nga ju të gjithë dhe ju falenderoj pafund!”

“Unë nuk jam mësuar me këtë vëmendje sepse kam 13 vite që e bëj diçka të tillë në këtë shkollë, çdo ditë. Sërish nuk kuptoj pse diçka e tillë u politizua apo u krahasua me epokën e Migjenit, jo ka-jo s’ka drru shkolla. Shkarpat i marr për të ndezur zjarrin, janë drrutë që ngrohin nxënësit. Kjo është thjesht përditshmëria ime”, – shtoi Torra.

Sakaq, ai rrëfeu se përveç mësimdhënies është i dhënë edhe pas shkrimit të librave, ku deri më tani numëron 4 libra të botuar.

“Jam shumë i përkushtuar jo vetëm ndaj punës, por edhe ndaj nxënësve. Dua t’ju jap shëmbullin që të dinë vlerën e punës. Për këtë të sotmen, unë jam prind vetë dhe nuk më duket se kam bërë diçka të madhe për t’u quajtur hero!”, – ka përfunduar mësuesi, i cili duhet thënë sot dhe pse jo në ditët në vazhdim, mund të shërbejë si frymëzim për të bërë veprime të mira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)