Tuna realizon videoklipin më të ëmbël të këngës “Dreqi e marrtë”, me protagonist kryesor djalin e saj
Pak muaj më parë, artistja e njohur Tuna publikoi albumin e saj muzikor të titulluar “Fortuna”, pjesë e të cilit ishin 7 këngë të padëgjuara më parë. “Dreqi e marrtë” ishte një nga krjimet e cila u kthye menjëherë në hit dhe refreni i saj u bë i dashur për publikun.
Pesë muaj pas këtij publikimi, ditën e parë të muajit gusht, Tuna ka vendosur ta nisë me “videoklipin” më të ëmbël që mund t’i realizonte këngës “Dreqi e marrtë”. Tuna dhe Tiani i vogël shfaqen të veshur matchy-matchy me të bardha, teksa luajnë dhe përqafohen së bashku në një ambient mjaft veror, të mbushur me petale trëndafilash.
[video width="480" height="848" mp4="https://www.news31.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-01-at-14.03.28.mp4"][/video]
Nuk e dimë nëse kjo video është thjesht një kujtim teksa ata ndodhen me pushime, nëse bëhet fjalë për ndonjë set fotografik apo vërtetë Tuna po mendon të na sjellë këngën “Dreqi e marrtë” me një videoklip kaq të ëmbël. Mund të themi vetëm që kënga e Tunës, pasi pamë këtë video, tani na duket akoma më e bukur./News31