Presidenti i SHBA Donald Trump shërohet nga Covid-19

One
Telekom

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rezultuar negativ në testim e Covid-19, që do të thotë se është shëruar nga virusi dhe  nuk paraqet më rrezik për ta transmetuar atë tek të tjerët. Kështu bën me dije mjeku i Shtëpisë së Bardhë, 10 ditë pasi Trump njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, pak orë para se Trump të rifillonte tubimet e fushatës dhe takimet elektrale, Dr. Konli tha se Presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht, duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve “Abbott, BinaxNOW”. Doktori po ashtu se testet negative dhe të dhëna të tjera klinike dhe laboratorike tregojnë se ka një mungesë të replikimit viral. Së bashku me ekipin mjekësor ai kishte arritur në përfundimin se“Presidenti nuk është inektues për të tjerët”.

Facile
Facile
My Dental

Presidenti Trump ju rikthye fushatës mbrëmë me një tubim në Sanford, të Florida, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për Covid-19.

Trump po kritikohet nga ekspertët se nuk po i inkurajon sa duhet mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik.

Kujtojmë se të paktën 11 asistentë dhe pjesëtar të stafit të tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

/News31

Burimi:VOA