Triumfoi në “Tokio 2020”, Rita Ora uron në gjuhën shqipe Distria Krasniqin



Kosova ia ka dalë të lëjë gjurmë në Lojërat Olimpike në Japoni, duke marrë medaljen e parë olimpike të artë dhe të dytë në historinë e Kosovës, pas medaljes së artë që mori Majlinda Kelmendi, në Olimpiadën e Brazilit në “Rio 2016”. Edhe këtë here, xhudo për femra, është sporti që mban lart emrin e Kosovës. Distria Krasniqi, e cila mori pjesë në kategorinë deri në 48 kg, arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki. Personazhe të shumtë nga bota e sportit, artit e politikës kanë shprehur krenarinë për këtë triumf. Mes tyre edhe Rita Ora.





Fillimisht ajo i ka uruar suksese Kosovës në Instastory, duke shkruar “Shkojmë Kosovë! Paç fat”. Pas fitores së Distrias, ka rishpërndarë postimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, duke u shprehur shumë e lumtur për arritjen e madhe të xhudistes dhe urimin e saj për të e ka bërë në gjuhën shqipe. “Urime Distria Krasniqi! Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkruan Rita Ora në postimin e saj shoqëruar me flamurin e Kosovës. Ndërsa në një foto tjetër shkruan “S’mund të isha më krenare se kaq”!






/News31