“Shkak u bë Eni”, këngëtarja shqiptare tregon pse Genc Prelvukaj ka shkëputur çdo lidhje me të

One
Telekom

E ftuar së fundmi në “Glamour Zone” ka qenë e ftuar Tringa Kay, këngëtarja nga Kosova, e cila ka jo pak lidhje me personazhet e showbizit shqiptar. Tringa është ndër të tjera kushërira e Ermal Fejzullahut, për të cilin e pati një ‘ankesë’.

Ajo ka treguar me humor se ndonjëherë, Ermali nuk ia mbaron aq shpejtë disa porosi që i lë Tringa, duke shtuar se këto janë detaje fare të vogla që nuk e prishin marrëdhënien mes tyre. Megjithatë, këngëtarja ka treguar se si qendrojnë raportet me Genc Prelvukaj, që dikur e ka patur Tringën nën menaxhim. Ajo ka treguar se Genci nuk e ndjek më në Instagram e sipas saj, shkak është bërë lidhja me Eni Koçin. “Genci ma ka hequr ‘Follow’-in në Instagram. E kuptoj, se është lidhur tani edhe me Enin. Por kemi qenë shok, kemi punuar dhe nuk besoj se është dashur…Por nejse, është jeta e secilit, ndoshta kur të gjej edhe unë burrë nuk do ta ndjek më”, ka shtuar Tringa me humor.

Facile
Facile
My Dental

Të jetë vërtetë Eni ‘shkak’ i vendimit të Gencit? Çifti nuk kanë reaguar ende lidhur me deklaratën e Tringës. /News31