Tri pikë për “Tre Luanët”, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë



Anglia ndëshkon Shqipërinë duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në Stadiumin “Air Albania”.





Loja ishte e balancuar por diferencën e bëri kualiteti i Anglisë që shënoi dy herë.
Harry Kane i dërgoi ishullorët në epërsi në dhomat e zhveshjes duke shënuar me kokë pak para fundit.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi talenti i Chelsea, Mason Mount, i cili përfitoi nga një përgjumje e kuqezinjve për të tundur rrjetën.
Pavarësisht ndryshimeve të trajnerit Edy Reja rezultati mbeti i pandryshuar.

Përfundimisht 0-2 dhe feston Anglia që arriti fitoren e dytë radhazi në grupin I të kualifikueseve të Kampionatit Botëror Katar 2022.