Trageti i Brindisit nuk arrin të ankorohet në Vlorë, 129 pasagjerë në det të hapur
Një traget i ardhur nga Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues nuk ka mundur që të ankorohet për shkak të erës së fortë e motit të keq. Trageti është detyruar të presë litarët dhe të dalë në det të hapur, duke bërë që pasagjerët të mbeten në mes të detit.
Kapiteneria e Portit ka njoftuar që trageti do të presë në det të hapur deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike, të cilat do të jenë pas orës 12.00 të kësaj të marte.
Dallgët e shkaktuara nga erërat e forta dhe stuhia kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos ankorohet dot, duke lënë në mes të detit 129 pasagjerët, të cilët duhet të presin përmirësimin e kushteve, në mënyrë që trageti të futet përsëri në Portin e Vlorës.
/News31