Tirana mposht Partizanin, derbin e vendos një penallti
Derbi i parë mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren 1-0 të bardhebluve, që shkëputen sërish të vetëm në krye të renditjes, tani me 14 pikë.
Goli u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë ku VAR u bë protagonist. Sistemi VAR ka akorduar një penallti ku është kthyer në gol nga Limaj në minutën 45+8.
Ndeshja ka qënë plotë raste nga të dyja palët ku edhe emocionet ishin të shumta, po ashtu dhe kartonat e verdhë.
Partizani nuk ia ka dalë të shmangë humbjen e dytë sezonale, ndërsa për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej 6 javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.
Gjatë ndeshjes, nuk munguan edhe sendet në fushën e lojës, kryesisht shishe plastike, por që nuk u bënë problem për mbarëvajtjen e ndeshjes. Kujtojmë që kjo ndeshje u monitorua nga UEFA për shkak se “Air Albania” pret finalen e Conference League.
/News31