TikTok merr vendimin për shitje në kompanitë amerikane

One
Telekom

Microsoft nuk ka mundur ta blejë TikTok. Bytedance ka refuzuar kërkesën e kompanisë amerikane për shitjen e aplikacionit.

Sipas mediave të huaja, Bytedance i ka dhënë prerazi përgjigjen ‘Jo’ Microsofti-t, por kjo nuk është e gjitha. Kompania Oracle ka bërë të njejtën ofertë për aplikacionin kinez, ndërsa këta të fundit kanë vendosur të bashkëpunojnë me firmën në fjalë. Megjithatë, këto pretendime nuk kanë marrë ende asnjë reagim nga Oracle apo TikTok. Lëvizje të kësaj natyre vijnë pas deklaratës së presidentit Trump se do ta ndalojë TikTok-un në mes të muajit shtator, duke e cilësuar ‘rrezik për sigurinë kombëtare’.

Facile
Facile
My Dental

“Të dhënat dhe informacioni që përmban aplikacioni shfrytëzohen nga kompani kineze të inteligjencës”, u shpreh asokohe Trump, duke i propozuar publikisht Bytedance që të negocionte për shitje me kompanitë amerikane. Në TikTok janë regjistruar 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë të tjerë nga e gjithë bota. Krijuesit e aplikacionit gjithsesi kanë hedhur në gjyq administratën amerikane, pasi mohojnë të kenë ndarë informacionin e përdoruesve me strukturat kineze. /News31