Para ndeshjes me Anglinë, Armand Duka tregon nëse do të ketë tifozë në stadium
Pandemia e Covid-19, ndër të tjera largoi edhe tifozët dhe dashamirësit e futbollit nga shkallët e stadiumit.
Teksa po afron përballja mes kombëtares sonë dhe kombëtares angleze në stadiumin "Air Albania", presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pyetur nëse do të ketë tifozë të pranishëm në stadium apo jo.
“Nuk mund të themi asgjë për momentin, kjo padyshim është edhe dëshirë e jona, dëshirë e të gjithëve e sidomos e futbollistëve, të cilët duan të kenë motivimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Edhe ne kemi aq shumë nevojë për atmosferë në fund të fundit pas gjithë këtyre zhvillimeve jo pozitive, por kjo nuk varet nga ne. Varet se si do të shkojë grafiku i përhapjes së virusit në Shqipëri, por uroj shumë që të kemi tifozë dhe duket jo vetëm si një urim, por si një shpresë reale”, - është përgjigja Duka, duke shprehur kështu dëshirën për tifozë kuqezi në shkallët e stadiumit.
Ndeshja Shqipëri-Angli pritet të mbahet në 28 Mars në "Air Albania".