Thoma Gëllçi padit RTSH për shkarkimin nga detyra, avokati: “Jepini 5 paga!”



Në seancën e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka paditur RadioTelevizionin Shqiptar për shkarkimin e tij nga detyra. Avokati i tij kërkoi anulimin e vendit, duke thënë se RTSH se nuk ka hapur garën për drejtues pas shkarkimit të Gëllçit nga detyra ndaj dhe duhet dëmshpërblyer me 5 paga.





“Të anulohet vendimi për shkarkimin e tij nga detyra. Gjykata të vendosë që t’i jepen 5 paga që nga shkarkimi,”-tha avokati.






Bashkë me të, para trupës gjykuese të GJKKO kanë dalë edhe tre të arrestuarit, të cilët akuzohen bashkë me Gëllçin për abuzimin me tendera. Ishte tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin. Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

/News31