‘The Social Dilemma’, dokumentari që tregon anën e errët të rrjeteve sociale

One
Telekom

Dokumentari më i ri në Netflix, “The Social Dilemma”, analizon jetën tonë sociale, teksa gjendemi të manipuluar dhe të varur më shumë se kurrë nga aplikacionet në telefonat tanë. Çështja që trajton dokumentari dramatik mund të duket disi e ekzagjëruar për disa, të cilët me të drejtë mund të thonë se mund t’i injorosh, fshish ose çaktivizosh aplikacionet dhe mesazhet, ku qëndron problemi? Por kjo është e bukura, që ne vërtetë kemi mundësi për ta bërë, por nuk e bëjmë. Të gjithë jemi të burgosur në burgun e madh të mediave sociale, dhe shumë prej nesh nuk e dinë akoma që janë të dënuar.

Me regji të Jeff Orlowsi, tek “The Social Dilemma” shohim një listë personazhesh të intervistuar, shumica prej tyre punonjës të Silicon Valley, kodues dhe dizajnerë të Gmail, Gchat, Google Drive, butonit “like” në Facebook, faqeve në Facebook, përgjegjës për dhënien formë të jetës tonë digjitale. Po ashtu merren në pyetje disa ekzekutivë nga kompanitë më të mëdha teknologjike si Google, Youtube, Twitter, Facebook, Instagram apo Pinterest, ndërkohë që flasin edhe disa profesorë nga Harvard apo Universiteti i New York, të cilët kanë studiuar varësinë ndaj drogës dhe shpërndarjen e materialeve malinje në mediat sociale.

Facile
Facile
My Dental

Është një miks interesant njerëzish, që përshkruajnë pasojat e punës së tyre dhe në fakt janë penduar për shpikjet që kanë bërë. Nga ana tjetër jemi dhe ne, audienca e dokumentarit, përdoruesit e mediave sociale, të cilët klikojmë, hedhim foto, bëjmë tag, shpërndajmë dhe përzgjedhim gjërat tona të preferuara. Ne, “kaviet”, të dhënat e të cilëve shiten për reklama, njerëzit që po e sjellin vetë shkatërrimin e tyre.

Shqetësimi kryesor i këtij projekti të Netflix është fakti që përdoruesit janë bërë produkte, por gjithsesi kjo nuk është diçka e re, biznesi i medias kështu funksionon. Ndryshimi është te tipi dhe përmbajta e medias sociale tani dhe si na bën ne te paguajmë për kohën që kalojmë aty, nga ana financiare, psikologjikë dhe morale. Këto pasoja, që prekin 2.7 miliardë përdorues, nuk kanë ndodhur kurrë më parë, po ashtu dhe fitimet e gjigandëve të tekonologjisë, që kapin “triliona” dollarë.

Platformat sociale kanë ndryshuar mënyrën si ne mendojmë, atë që jemi. Asgjë nuk ka ndodhur aksidentalisht gjithsesi, të gjithë jemi të kontrolluar nga dizajni. Këto website janë bërë aq personale dhe specifike, duke na dhënë opsione të reja gati çdo javë, video që mund të na pëlqejnë, njerëzit që duhet të ndjekim, faqet që duhet të bëjmë “like”, duke krijuar kështu një “flluskë” që vetëm zgjerohet dhe në qendër jemi ne. Kështu kemi rënë në kurthin e 2.7 miliardë realiteteve, me 2.7 miliardë fakte. Teknologjia që supozohej të na lidhte me njëri-tjetrin na ka larguar, na ka bërë të panjohur dhe ironia e këtij eksperimenti tani është që është kthyer në një kërcënim për të gjithë.

“The Social Dilemma” bën gjithçka që të na tregojë se si në kohët e sotme, një lajm i rremë në mediat sociale shpërndahet 6 herë më shpejtë se një lajm normal, duke u bërë pjesë e algoritmit dhe e kodeve, një e dhënë e rëndësishme për reklamuesit. Ndërkohë, një efekt anësor i këtyre mediave është se njerëzit kanë nisur të sulmojnë këdo, personalisht, publikisht dhe kryesisht është vënë re një një sulm global ndaj demokracisë.

Si mbërritëm këtu? Ishte sepse kemi qenë gjithmonë të vetmuar, por nuk e dinim? A ishte kaq e thellë nevoja jonë për t’u lidhur me dikë dhe për të qenë pjesë e diçkaje sa kemi pranuar gjithçka që na është vënë përpara, Ne kemi vetëm pyetje dhe ky dokumentar përpiqet t’i përgjigjet. Një gjë është më e sigurtë se të tjerat, objektet janë më afër se sa duken.

/News31