Tha se ka katër nëna, Igli Zarka sqaron për herë të parë deklaratën e tij



Igli Zarka qëndroi shumë pak ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por në aq pak kohë krijoi shumë impakt te publiku me karakterin e tij të mbyllur dhe shumë ndryshe nga të tjerët. Një nga deklaratat e tij që bëri më shumë bujë në media ishte ajo që tha se ka katër nëna. Por nuk sqaroi asgjë më shumë, duke u shprehur se për këtë do të fliste ndoshta më vonë.





Dhe më në fund, Igli e ka sqaruar deklaratën e tij i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkolli. Aktori tha se përveç dy gjysheve të tij, dy zonja të tjera janë kujdesur për të kur ai ka qenë i vogël, andaj ai i konsideron edhe ato si gjyshet e tij.






“Prindërit e mi kur isha i vogël punonin 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash, unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier. Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, nga mëngjesit deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim”-sqaroi Igli.

Ndër të tjera Igli foli edhe rreth prindërve të tij, të cilët u bënë edhe temë debati mes tij dhe Monikës gjatë qëndrimit në shtëpi të aktorit. Sot Igli sqaroi se prindërit e tij kanë sakrifikuar shumë për të dhe motrën e tij dhe se nuk donte t’i përfshinte.

Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t’i përfshija“.-tha aktori rreth këtij debati.

/News31