Tha se e ka harruar, por Ledjana “mbron” Mevlanin në sy të të gjithëve



Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun, gjatë kohës së “Për’puthen”. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u ndanë përfundimisht pak javë më pas dhe nuk i kursyen “thumbat” mes tyre. Edhe pse u përfol se janë ribashkuar diçka e tillë nuk ndodhi.





Së fundmi, në një “mini-intervistë” virtuale, një prej ndjekësve e pyeti Ledjanën nëse mendon për atë personin, dhe me siguri po i referohej Mevlanit. Ish-konkurrentja, ndërkohë, i është përgjigjur, duke treguar se është gjithë ditën aktive me punë dhe nuk ka kohë të mendojë për askënd.






Megjithatë, veprimi i saj i fundit, i ka çuditur të gjithë. Në një video në TikTok, një ndjekëse i shkruan: “Po të mosh kishte qenë fake Mevlani, do ishit çifti më i bukur”, koment që Ledjana nuk e ka lënë pa përgjigje. “Asnjëri nuk ish fake”, shkruan ajo, duke e “mbrojtur” Mevlanin, pa asnjë hezitim.

Ndërkohë, ish-konkurrenti ka treguar se është penduar për zgjedhjet që ka bërë në program. Zgjedhja e tij ishte Ledjana, ndaj duket se ai ka ndryshuar mendje pas daljes nga programi, duke shuar kështu edhe një herë “shpresën” e ndjekësve, për një ribashkim të mundshëm.

/News31