Teuta shpallet kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh!



Pas 27 vitesh Teuta është zyrtarisht skuadra kampione e Shqipërisë në këtë sezon. Ekipi durrsak mposhti 6-1 Apoloninën në “Niko Dovana”, duke u rikthyer pas 27 viteve te titulli kampion.  Dejvi Bregu ishte heroi i ekipit të Edi Martinit me një tregolësh, teksa 3 golat e tjerë u shënuan nga Lorenco Vila, Renato Arapi dhe Sebino Plaku.






Ndërkohë, Vllaznia mposhti 2-0 Laçin falë golave të Herald Markut nga pika e bardhë e penalltisë dhe Haris Dilaver në pjesën e dytë, por fitorja nuk i shërbeu shkodranëve, madje e çoi Laçin jashtë Europa League. Bylis-Partizani u mbyll 2-4 dhe ballshiotët zyrtarizuan rënien nga kategoria, pasi Kastrioti fitoi 2-1 ndaj Kukësit dhe tashmë krutanët do të ndeshen me Tomorin për një vend në elitën e futbollit shqiptar vitin e ardhshëm. Tirana-Skënderbeu u mbyll 3-1 për bardheblutë.

Sezonin e ardhshëm, Shqipëria do të përfaqësohet në kupat e Europës me Teutën në Champions dhe Vllaznia e Partizani në Europa League.

/News31