NEWS 17 Tetor 2021, 22:36
Tërmet në Lezhë, lëkundjet e forta ndihen edhe në Tiranë
NEWS-31
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vend mbrëmjen e sotme.
Sipas EMSC tërmeti ishte me madhësi 4.8 i shkallës Rihter. Epiqendra raportohet të jetë në Lezhë, me thellësi 10 km. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Tiranë, Shkodër dhe zona të tjera të vendit, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Deri më tani nuk raportohet për dëme material, duke qenë se lëkundjet janë ndjerë vetëm pak minuta më parë.
/News31