SPORT 7 Nëntor 2021, 17:11
Tentoi të kapte traversën, por u rrëzua në tokë! Videoja e Xherdan Shaqirit është meme-ja më virale e momentit
NEWS-31
Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të mirë me origjinë shqiptare. Anësori është vetëm 1.69 dhe shpesh komentohet për këtë gjë, por aftësitë e tij teknike e kanë kapërcyer gjatësinë e tij. Mirëpo së fundmi gjatësi e tij shkaktoi një momentet qesharak. Shaqiri luajti 90 minuta në ndeshjen e Lyon ndaj Sparta Pragës në ‘Parc Olympique Lyonnais’.
Por ai pa dashje u bë viral pasi humbi një mundësi të mirë në pjesën e dytë, ku gjuajtja e tij u ndal nga portieri Florin Nita. Në shpejtësi e sipër Shaqiri u përpoq të kapej në traversë por përfundoi në tokë.
https://twitter.com/tactikoff/status/1456576099463409669?t=cAvizuhV4ZzhuxFKCP4C7g&s=19
Videoja është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta.
/News31