Telenovela vazhdon... Andi i përgjigjet Jasminës me vetëm një foto!
Ditën e sotme Andi dhe Jasmina janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes dhe shkak janë bërë deklaratat e kësaj të fundit mbrëmjen e djeshme në "Top Arena". E pyetur nëse Andi e la atë për Diona Fonën apo xhelozinë e saj, ajo u përgjigj se e la me një mesazh. Madje, bëri edhe një shaka të hidhur duke u shprehur: "Andi na la. Iku me të shumtit." (KLIKO)
Pasi deklaratat e saj bënë xhiron e rrjetit, ka ardhur edhe reagimi i Andit. Ai ka publikuar një foto ku shihet me një nga vajzat, bashkëpunëtore të tij, për të cilën ka pasur debat me Jasminës kur ishin bashkë. Për ju që nuk po e bëni dot lidhjen, para pak kohësh i ftuar në "Nin’’, Andi tregoi se ‘’mollë sherri’’ nuk ishte vetëm Diona, pasi Jasmina kishte reaguar keq edhe për shoqe dhe bashkëpunëtore të tjera siç është vajza me emrin Tesa, që Andi publikoi si kundërpërgjigje.
/News31