Tea dhe Bearti i japin fund lidhjes? Detajet që tregojnë se nuk janë më bashkë



Historia e Teas dhe Beartit është padyshim një prej atyre që ka tërhequr më shumë vëmendjen, jo vetëm sa i përket “Për’puthen”, por të gjithë showbizi-t shqiptar, për shkak të mënyrës si ndodhi dhe si u zbulua nga publiku. Kujtojmë se Tea doli çift me Andin nga “dating show”, por në fakt ajo kishte disa kohë që përjetonte një histori dashurie me djalin nga Kosova dhe kjo gjë, edhe pse fillimisht u prit vërtetë keq nga ndjekësit e programit, tani sikur është pranuar nga të gjithë. Kjo solli edhe rikthimin e tyre në një puntatë të programit, ku ata treguan detaje nga lidhja e tyre dhe gjithçka duket se shkoi ashtu si duhet. Megjithatë, pikërisht tani, kur nisur edhe nga fotot dhe video-t e shpeshta që ata postonin në rrjetet sociale, historia e tyre dukej më mirë se kurrë, ata mund të jenë ndarë! Po, po dhe ne kemi detaje që e vërtetojnë këtë.





Gjithçka nisi kur Tea dhe Bearti udhëtuan drejt Turqisë. për të kaluar disa pushime dhe për të festur datëlindjen e saj, bashkë me disa njerëz të afërt. Megjithatë krej papritur, jo vetëm që nuk festuan, por ata nisën që t’i drejtoheshin njëri-tjetrit me ironi dhe nënkuptime në Instagram, ndërsa vetë Tea tha se nuk kishte bërë festë datëlindje pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara. Në psotimet që ajo hodhi në rrjetet sociale, Bearti nuk shfaqej në asnjërërën prej tyre, ndërsa hodhën në InstaStory-t respektivë këto dy shprehje:






Tea që do të bëjë veten të lumtur, ndërsa Bearti, si një akrep i vërtetë, që tregohet i keq kur të tjerët ja marrin dashurinë për të mirëqenë. Por nuk mbaron këtu. Tea ka fshirë çdo foto me partnerin në Instagram, sigurisht përveç asaj të giveawawy-t sepse nuk mund ta fshijë, ndërkohë Bearti deri më tani i ka mbajtur shumicën prej tyre. Ndërkohë ata e kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, gjë që është tregues gati i sigurtë se nuk janë më bashkë.

Tani s’na mbetet gjë tjetër vetëm të presim konfirmin e ndarjes, ose ndoshta edhe përgënjeshtrimin, sepse e keni kuptuar besoj që nuk i dihet asnjëherë me Tean dhe Beartin. /News31