Të veshur si policë, dy të armatosur grabisin mbi 16 mijë euro në banesën e 36-vjeçarit në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës, rreth orës 00:10, në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe të Shkodrës. Dy persona të veshur si policë dhe të armatosur janë futur në banesën e qytetarit Ndue Ulaj. Nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin 16 mijë e 500 euro që 36-vjeçari kishte në banesë. Fillimisht grabitësit janë i kanë drejtuar armën djalit 12-vjeçar që ndodhej në kuzhinë bashkë me të motrën, 9 vjeçe.
Më pas ata kanë shkuar në dhomën e gjumit ku ishte pronari i shtëpisë bashkë me të ëmën 80-vjeçare, të cilëve u kanë thënë se janë policë dhe do të bënin një kontroll. Ulaj ka telefonuar policinë dhe ka treguar para tyre se ai mendoi fillimisht se ishin policë, por më pas dy personat e armatosur kanë rezultuar grabitës dhe i kanë kërkuar florinjë e paratë.
Ulaj tregon se grabitësit kanë qenë vetëm me kapele të pamaskuar dhe se pasi kanë marrë paratë janë larguar nga një rrugë tjetër dytësore e fshatit dhe kanë qenë në këmbë. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje.
36-vjeçari kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe shton se familja e tij janë në traumë psiqike dhe nuk e kanë kaluar ende tmerrin që kanë përjetuar kur kanë parë armët.
/News31