Për të bërë një festë në kohë pandemie, këta njerëz u shtirën sikur po xhironin një film

Të bësh festa në kohë pandemie është rreptësisht e ndaluar në shumë vende të botës. Aq më tepër në një vend më rregulla strikte si Gjermania, një organizim i tillë nuk kalon pa u ndëshkuar. Zgjidhja? Qartësisht jo kjo ide e 200 njerëzve në Berlin, përfshirë dhe aktorin e njohur Keanu Reeves.

Ata u shtirën sikur kishin xhirime filmi, ndërkohë që në fakt po festonin. Autoritetet shëndetësore gjermane po shqyrtojnë rastin dhe po investigojnë studion ku filmi i fundit i Matrix është xhiruar. Sipas rregullave, festat me 50 persona lejohen, por duhet të jenë të gjithë të regjistruar paraprakisht dhe të kenë plotësuar një formular zyrtar. Gjithashtu vendosja e maskave dhe respektimi i distancimit social është i detyrueshëm.

My Dental

Festa nisi pasditen e së mërkurës dhe vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të enjten. Të ftuar ishin balerinë dhe DJ, ndërkohë që pijet ishin të bollshme në studio. Gjithçka i ngjasonte një feste, ku të pranishëm ishin dhe aktori Keanu Reeves dhe partnerja e tij. Organizatorët kanë deklaruar se po xhironin një skenë feste dhe çdo gjë ishte në zbatim me rregullat e qeverisë gjermane. Pavarësisht kësaj deklarate, të pranishmit kanë dëshmuar të kundërtën:

“Të gjithëve ju dha një test PCR paraprakisht dhe duhet të vendosnin maskat, por shumë persona nuk i vendosën gjatë natës. Asnjë udhëzim regjisorial nuk u dha dhe askush nuk filmoi.”- ka treguar një e ftuar për Bild.

/News31

Burimi: The Guardian