“Të premten do merrni mësim nga pedagogu”, Noizy vjen me këngë të re



Tre muaj më parë, Noizy publikoi një “DISS” për të gjithë reperët kundërshtarë të titulluar “1 herë e mirë” që ai e konsideroi vaksinë për artistët e tjerë. Duket se një tjetër projekt i suksesshëm i reperit është “rrugës”.





Ashtu siç edhe ai ka lajmëruar, Noizy do të publikojë të hënën një këngë të re me videoklip.

Reperi ka ndarë sot në Instagram një pjesë të shkurtër nga klipi. “Të hënën do merrni mësim nga pedagogu,” shkruan Noizy, duke na bërë të gjithëve të mendojmë se bëhet fjalë për një hit.

Kohët e fundit fama dhe suksesi i Rigels Rajkut ka tejkaluar edhe kufijtë e Shqipërisë falë bashkëpunimeve të tij me artistë e reper të huaj. Ndërkohë, në kanalin e tij në Youtube ma arritur qindra miliona shikime.