
Produkti

Të panjohurat e Al Pacino-s dhe Michelle Pfeiffer

Për 5 dekada radhazi aktori amerikano-italian Al Pacino njihet si një ndër artistët me më shumë çmime të fituara në filmat me mafiozë dhe kjo vetëm prej prejardhjes së tij. Ai nuk është thjeshtë një aktor por gjithashtu një producent, skenarist dhe një don zhuan, megjithëse për këtë detaj të fundit do të zbuloni më tepër në rreshtat në vijim. Të gjithë e kujtojmë atë si protagonist i filmit "Scarface" në rolin e bosit të drogës Tony Montana por përsa i përket kësaj legjende ai nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim. Filmat në të cilat ka shkëlqyer janë; "The Panic in Needle", "The Godfather" (e cila ka 3 seri), "Serpico", "Scent of a Woman", Carlito's Way" e shumë të tjera. Nëse flasim për arritjet ai gjithsej numëron; 1 çmim "Oscar", 2 "Tony Awards", 2 "Primetime Emmy Awards", 1 "British Academy Film Award", 4 "Golden Globes", 1 "Lifetime Achievement Awards" dhe 1 "National Medal of Arts". Vërtetë e lodhshme për t'i numëruar apo jo?!
Rikthehemi tek thashethemet që e kanë nxjerrë atë si një don zhuan. Në median rozë ai shquhet si një ndër meshkujt më tërheqës në industrinë filmike dhe arsyeja që e ka bërë atë të tillë është fakti se ai nuk është martuar kurrë. Sot ai është 77-vjeç dhe për shumë femra mbetet një seks simbol. Në intervista të ndryshme shpeshherë ka deklaruar se është kundra martesës dhe nuk e koncepton dot faktin që një individ ndan jetën më një person të vetëm. Edhe pse kurrë nuk ka lidhur kurorë, Al Pacino ka 3 fëmijë të jashtëligjshëm, vajzën e madhe Julie Maria dhe dy binjakët Son Anton e Olivia Rose. Ndonëse ka fëmijë vërtetë të bukur, partneret me të cilat i ka, mbetën në hije. Lidhja e tij më e famshme romatike është ajo me aktoren e Diane Keaton njohja me të cilën ishte në filmin e përbashkët "Godfather Triogy". Gjithsej në jetën e tij të vrullshme ai numëron 8 partnere ku asnjëra nuk arriti t'ja fitojë zemrën e t'i mbushë mendjen për t'u martuar. E çuditshme sesi ka shpëtuar pa patur një marrdhënie intime edhe me Michelle Pfieffer me të cilën ka luajtur në "Scarface".
Sa i përket fëmijërisë së tij shumë pak njerëz e dinë të shkuarën e errët që e ka përndjekur për një kohë të gjatë, madje është bërë pjesë edhe në karrierën e tij artistike. Al Pacino është lindur dhe rritur në lagjen më të varfër të New York-ut së bashku me mamanë dhe vëllezërit e tij. Vështirësia ekonomike ishte e madhe pasi prindrit e tij janë ndarë kur ai ishte vetëm dy vjeç dhe në rininë e tij ka mbartur një reputacion të keq. Duhanin dhe alkoolin e ka nisur që në moshën 13-vjeçare madje shpeshherë është pezulluar nga shkolla për mbajtje të substancave narkotike. Ai ishte një nxënës i dobët dhe ka ngelur në shumicën e lëndëve megjithëse e preferuara e tij ishte anglishtja. Në moshën 17-vjeçare la shkollimin për të ndjekur ëndrrën e të qënit një aktor dhe për këtë arsye mamaja e tij e dëboi nga shtëpia dhe krejt i vetëm jepte shfaqe teatrale underground derisa talenti dhe pasioni i tij ranë në sy të producentëve të ndryshëm. Megjithëse historia e tij është e dhimbshme dhe aspak një shembull i mirë për të rinjtë, aktori ka frymëzuar breza të tërë sesi një djalosh krejt i vetëm ndërtoi një perandori të tërë nëpërmjet filmave dhe çmimeve të fituara.
Momentalisht ai dhe shumë aktorë të tjerë janë duke u marrë me një fondacion bamirësie për të gjithë viktimat e prekura të uraganit dhe tërmeteve në Meksikë. Prej ditësh ai dhe Selma Hayek kanë mbledhur mbi 100 mijë dollarë duke ja dhuruar shoqatës "UNICEF". Sa i përket projekteve të tjera filmike, aktori ka vendosur të tërhiqet momentalisht për të shijuar jetën pas kuintave.
Michelle Marie Pfeiffer është aktorja, këngëtarja dhe producentja e cila ka kaluar një sërë peripecish për të hyrë në industrinë e Hollywood, kjo për shkak se për regjisorët ajo nuk ishte asgjë tjetër veçse një fytyrë e bukur. Karrierën e nisi në vitin 1978 me rolin e parë në filmin muzikor "The Grease 2" ndërsa famën e mori 5 vite më vonë ku pranë Al Pacinos fitoi rolin e Elvirës në filmin "Scarface". Edhe pse shumë e famshme ajo ka arritur të rrëmbejë shumë pak çmime krahasuar me aktorin e mësipërm. Në karrierën e saj ajo numëron 1 çmim "Bafta", 1 "Golden Globe". Filmat e saj më të suksesshëm që askujt nuk i kanë shpëtuar pa u parë janë; "Catwoman", "Dangerous Minds", "What Lies Beneath", "Hairspray" dhe "Dark Shadows".
E lindur në Kaliforni ajo është vajza e dytë e 4 fëmijëve dhe dy prindërve nga të cilët vetëm babai punonte si hidraulik ndërsa nëna një shtëpake. Edhe pse ka qenë një studente shembullore, për të siguruar paratë për kolegj ajo ka punuar për një kohë të gjatë si shitëse në një supermarket. Gjatë peridhës së universitetit ka qenë një nxitëse tifozash e pas kësaj morri pjesë në Miss Kalifornia ku u rendit e 6-ta. Më vonë ajo u largua nga qyteti duke punësuar një menaxher i cili do ta ndihmonte për t'u bërë aktore dhe nga këtu çdo gjë u përmbys. Menaxheri i saj e angazhoi në një kurs intensiv aktrimi dhe në të njejtën kohë i mundësoi strehë tek një çift në Los Angeles të cilët ja shndërruan mënyrën e saj të jetesës. Ata bënë çmos për të kontrolluar rutinën e saj të përditshme duke i ndaluar pirjen e duhanit, alkoolit dhe i marrë një përqindje të madhe të parave të saj. Në intervista të ndyshme aktorja është shprehur se jetesa me çiftin misterioz në Los Angeles ishte një tmerr i vërtetë duke pohuar se ka qenë nën një presion të madh psikologjik.
Ajo ka marrë dhjetra refuzime nga producentë të ndryshëm amerikanë të cilët jo vetëm janë treguar të ashpër kundrejt saj por gjithashtu e kanë ofenduar duke i thënë se ajo nuk është gjë tjetër veçse një fytyrë e bukur me flokë të verdhë, një cupëlinë e llastuar, e patalentuar e cila duhet të heqë dorë nga ëndrra e saj e të gjejë një punë të rëndomtë me të cilën të mbijetojë. Këto komente kaq të ashpra jo vetëm që nuk e ndaluan atë së ndjekuri ëndrrën e saj por ajo ndërmorri klasa të tjera aktrimi ku njohu edhe bashkëshortin e parë, Peter Horton. Ata qëndruan të martuar rreth 8 vite duke i dhënë fund martesës së tyre për t'ju përkushtuar profesionit si aktorë. Në vitin 1993 ajo lidhi kurorë me një tjetër artist, David E. Kelly me të cilin adoptoi fëmijën e parë, vajzën Claudia Rose. Një vit më pas ajo lindi fëmijën e saj të parë, djalin John Henry.
Në 10 vitet fundit ajo është larguar disi ka karriera e saj për të krijuar fondacionin në ndihmë të fëmijëve me kancer, "American Cancer Society". Për Michelle ky fondacion morri një rëndësi të madhe pasi mbesa e vogël u diagnostikua me leukemi. Më 15 shtator të këtij viti u publikua filmi i saj i fundit në bashkëpunim me Jennifer Lawrence, "Mother" i cili u cilësua si një ndër filmat më të dobët të të gjitha kohërave. Gjithashtu më 10 nëntor pritet të publikohet projekti i saj i ri i quajtur "Agatha Christie's Murder on the Orient Express". Momentalisht ajo është në xhirimet e një tjetër filmi, "Marvel's Ant-Man and the Wrasp" i cili pritet me padurim nga fansat e saj më 6 korrik 2018.
[gallery size="full" gss="1" ids="|"]