Tashmë ekziston një “club” ku regjistroheni dhe mund të ndryshoni tërësisht stilin tuaj të jetesës



Gjithmonë e më shumë njerëzit po ndërgjegjësohen për t’u kujdesur më tëpër për veten, të ushqehen shëndetshëm dhe bëjnë kontrollet e duhura nëse kanë ndonjë shqetësim. Këtë e kemi vënë re edhe nga interesimi i publikut sa herë kemi shkruar artikuj në lidhje me jetën e shëndetshme dhe “Klinikën Fit Health” e cila është e dedikuar totalisht ndaj jetesës së shëndetshme. Le të shpresojmë që epokës: “do jesh ftohur”, për çdo shqetësim që kishim në trupin tonë, pa u konsultuar me mjekët po i vjen fundi. Pas një periudhe të vështirë për të gjithë, kuptuam se gjëja më e shtrenjtë është shëndeti, ndaj edhe Klinika Fit Health prej disa vitesh tashmë, me të gjitha shërbimet që ofron u ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve të gjejnë rrugën e duhur për një shëndet të mirë. Pas një testi të intolerancës ushqimore dhe regjimit të duhur ushqimor ju mund të kuptoni vërtet se mund të bini në peshë duke pastruar trupin nga toksinat dhe shqetësimet që ju kanë sjellë ushqimet ndaj të cilave jeni intolerantë.





Me anë të mineralogramës ju zbuloni nëse keni metale të rënda me tëpricë ose mungesë të tyre në trup. Terapia me oksigjen hiperbarik, furnizon gjithë trupin tuaj në mënyrë të njëtrajtshme me oksigjen. “Breath test” që është edhe mënyra më e thjeshtë për të bërë kontrollet e duhura për aparatin tretës, ju ndihmon të trajtoheni në kohë dhe të shmangni në kohë “torturën” që vjen nga këto shqetësime.






Sigurisht që edhe trajtimet estëtike që ofrohen në klinikë janë totalisht organike nga linja “Madara” sepse nuk mund të konceptohej ndryshe e gjithë filozofia e “Fit Health”. Bëmë gjithë këtë hyrje për t’ju treguar që edhe ju tashmë mund të bëheni pjesë e grupit më të shëndetshëm në Shqipëri, dhe të jeni të privilegjuar të përfitoni shërbimet dhe kujdesin e “Fit Health” nëse ndani historinë tuaj me të tjerë.

Historia juaj mund të jetë burim frymëzimi për dikë tjetër që mund të ketë mëse të nevojshëm një prej trajtimeve të “Fit Health”. Duke u bërë pjesë e “Changemakers Club” ju mund të ndihmoni njerëz të tjerë të drejtohen tek një stil jetese i shëndetshëm por edhe të trajtojnë në kohë shqetësimet e tyre. Sigurisht që të gjithë ata që do të regjistrohen në “Changemakers Club” do të kenë benefite si: matje trupore falas, regjim ushqimor te personalizuar me 40% ulje, trajtime me produktet e “Madara Skincare”, seanca “free coaching me Doktoreshën Nutricioniste, Albana Daka.

Duke qenë se “Fit Health” ka moton: “Jeto, mendo dhe ushqehu shëndetshëm” synon ta kthejë këtë edhe në moton tuaj për një organizëm të shëndetshëm brenda dhe jashtë njëkohësisht. Personat që do të bëhen pjesë e këtij grupi, do të ndanjë eksperincën e tyre me anëtarët e tjerë por edhe me ndjekësit e “Fit Health Group” duke marrë edhe benefitet e dhuruara nga klinika e dedikuar stilit të jetës së shëndetshme. Pak a shume do të jetë një “Reality Nutrition Show”, ku personat e përzgjedhur do të ndajnë çdo ditë ekperiencën, impaktin dhe gjithçka që ka të bëjë me jetën e shëndetshme me pjestarët e tjerë dhe rrjetet sociale.

Kjo është një mundësi shumë e mirë që të bëheni pjesë e “Fit Health Group” pasi të gjithë ata që e kanë zbuluar, tashme e kanë klinikën e tyre të zemrës. /News31