GOSS-BIZ 14 Mars 2019, 00:00

Shkurt dhe qartë, kështu e dëshiron nusen Donald Veshaj

Shkurt dhe qartë, kështu e dëshiron nusen Donald Veshaj

Aktori i njohur i humori, Donald Veshaj ishte një nga ftuarit e mbrëmjes së djeshme në Soirée  dhe kjo për një shkak të thjeshtë: Nata Vlonjate.

Rita Lati, Bujar Asqeriu, Maja, vëllezërit Veshaj, Aleksandër Çipa e mjaft të tjerë dhuruan për shikuesit e Top Channel një spektakël të vërtetë.

Gjatë bisedës, Donaldi ka treguar edhe “kushtet” që bashkëshortja e tij e ardhshme duhet të ketë… në mënyrë që të marrë unazën.

“Mjafton të jetë… mund të jetë dhe e huaj. Dua një person që të më japë atë që i dhashë! Sot ka ikur kjo pjesa që nga je, nga vjen. Mund të martohesha edhe me një lushnjare”, - u shpreh Donaldi.

Epo, tani që e mësuan vajzat do fillojnë të bëjnë llogaritë…/News31.al