GOSS-BIZ 17 Nëntor 2018, 00:00

Mes vajzave të showbizit, Florian Binaj do të zgjidhte Bora Zemanin

Një lojë si kjo duhej që Florian Binaj të tregonte simpatinë e tij për moderatoren e njohur. Në këtë puntatë të “Shiko Kush Luan” kishte shumë surpriza, të paprituar dhe të qeshura pafund me anë të lojërave të cilat krijojnë atmosferë gjatë emisionit dhe ashtu ishte loja "E vërtetë apo sfidë".

Florian Binaj i vënë përballë Aurela Hoxhës në lojën “E vërtetë apo sfidë”, në momentin e sfidës i duhej të fliste me zërin e Sali Berishës deri në fund të emisionit dhe ia doli me sukses. Ndërsa pyetjes se nëse nuk do ishte njohur në Liceun Artistik me Sadinën, bashkëshorten e tij, me cilën nga vajzat e showbizit mund të kishte pasur një lidhje? Flori tha emrin e moderatores bukuroshe Bora Zemani.

I sinqertë Flori! Na tregoi kështu simpatinë për Borën duke theksuar që ekranet shqiptare kanë shumë vajza të bukura por e preferuara e tij është pikërisht ajo.