“Ta punojnë mbrapa krahëve”, pas ndarjes nga Sara, i zhgënjyer Atdheu i jep fund miqësisë me Andin



Pak ditë më parë Sara Malaj lajmëroi në rrjete sociale ndarjen nga Atdhe Xharavina duke shkruar “Jam 107 % single”, por ky i fundit nuk konfirmoi asgjë deri orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e madje vazhdonte ta mbante bukuroshen bionde në Instagram. Teksa ka pranuar se i ka dhënë fund lidhjes me ish-konkurrenten, i riu nga Gjakova ka habitur të gjithë ndjekësit me një reagim të tij ku shprehet tepër i zhgënjyer, jo vetëm nga Sara po edhe Andi Artani të cilin e konsideronte si “vëlla”. Miqësia me të ka marrë fund dhe Atdheu ka disa arsye për këtë.






Ai shkruan se ju ka vënë vizën disa personave, që i konsideronte si vëllezër, por që ja kanë punuar pas krahëve, duke nënkuptuar Andin i cili u pa në shoqërinë e Sarës dhe vëllait të tij, fakt ky që e ka irrituar Atdheun.

“Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkruan Atdheu.





Më pas ai ka fshirë nga Instagrami Andin e Sarën dhe ka postuar në InstaStory emrat e konkurrentëve të “Për’puthen” për të cilët ruan respekt dhe sigurisht këta të fundit mungojnë! /News31