“Synimi i LSI, unifikimi i opozitës”, Monika Kryemadhi flet për marrëdhëniet me Partinë Demokratike



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Real Story”, në News 24, ku foli për zhvillimet politike në vend dhe marrëdhëniet mes partisë që ajo drejton dhe Partisë Demokratike.





Sipas saj, LSI ka bërë çdo gjë për të unifikuar opozitën që të dalë e bashkuar në zgjedhje, duke parë dhe presionin e fortë nga opinioni publik për një opozitë të bashkuar përballë qeverisë së Edi Ramës.






Ajo mori si shembull mënyrën si LSI hyri në zgjedhjet e vitit 2017, me një kandidat për kryeministër ndërkohë që në 25 prill LSI tha ajo pranoi një kandidat të vetëm për kryeministër që ishte Lulzim Basha.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit marrëdhëniet tona ishin shumë më ndryshe, besoj e mbani mend ‘Luli Basha, topi është në fushën tuaj’ ku fillon qëndrimi ynë për të ecur përpara më një marrëveshje dhe për çuar në një proces zgjedhor të gjithë shqiptarët pavarësisht kushteve që vendoseshin nga mazhoranca. Në momentin që ishim larguar nga parlamenti, kishim bojkotuar zgjedhjet, ishim larguar nga çdo institucion ajo që mendonim dhe që ishte shumë e rëndësishme ishte periudha e firmosjes dhe përgatitja e opozitës për të hyrë në zgjedhje. Që të jemi të sinqertë, mungesa e besimit pavarësisht se ne i qëndruam një marrëveshjeje të nënshkruar në prill të 2019 ka qenë unifikimi i opozitës. Menjëherë dhe pas bojkotit të zgjedhjeve lokale ne prisnim planin gjerman i cili do të angazhonte kancelaren Merkel për të çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve. Kjo ishte publike përballë të gjithë tryezës së frontit opozitar, sepse nuk i dogji vetëm LSI mandatet, i dogji dhe zoti Mediu, zoti Dule, zoti Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi. Plani gjerman u quajt si plani ‘Marshall’ i cili do të rikthente në proces zgjedhor duke krijuar mundësi për hapjen e negociatave”– u shpreh ajo.

Kryemadhi komentoi edhe deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për trekëndëshin e Bermudës. Sipas Kryemadhit ajo është një batutë që Basha e ka kopjuar dhe as vetë nuk e kupton.

“Unë kam përshtypjen që e ka një batutë të kopjuar nuk e ka të tij, të paktën në opinionin tim dhe duke qenë që është një batutë e kopjuar dhe nuk e kupton atë që thotë”, tha kryetarja e LSI në emisionin “Real Story” në News24.

Sipas Kryemadhit e keqja është Edi Rama, por ajo mban përgjegjësitë e saj, pasi thotë se kanë faj që i dhanë pushtet Ramës me bojkotimin e institucioneve dhe djegien e mandateve.

/News31