Surprizë! Jonida Vokshi protagoniste në serialin e Ermal Mamaqit
Ermal Mamaqi ka zbuluar ditën e sotme protagonisten e parë të serialit të tij dhe bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur Jonida Vokshi. Jonida sot feston ditëlindjen dhe Ermali zgjodhi pikërisht këtë ditë të veçantë për të ndarë me ndjekësit lajmin e bukur. "Jonida nënës u bëfsh 100 vjeç! Gëzuar, o ylli i serialit!"-ka shkruar Ermali krah një fotoje të Jonidës të publikuar në Instastory.
Ermali do jetë vetë protagonist i serialit teksa po ashtu, mban edhe firmën e producentit së bashku me Dritan Huqin. Xhirimet e serialit sapo kanë nisur dhe ne mezi po presim të mësojmë detajet e reja.
Siç e dimë, Ermali ka realizuar dy filma në një hark kohor shumë të shkurtër dhe të dy kanë rezultuar super të suksesshëm, teksa ka patur pjesë të kastit figura shumë të dashura të publikut dhe disa nga aktorët më të mirë shqiptarë. “Dy gisht mjalt” dhe “I love Tropoja” ishin padyshim ogur super i mirë i fillimit të një rrugë të re, siç është kinematografia, këtë herë si regjisor e producent.
/News31