Super oferta e Amazon: “Lini punën! Ofrojmë 10 mijë dollarë”
Kompania e famshme “Amazon” ka krijuar së fundmi makineritë automatike për të paketuar porositë, me qëllim që të dërgohen më shpejt. Kjo lloj teknologjie u provua tek disa depo të vogla. Makineritë skanonin mallrat, si dhe i vendosnin rripin transportues brenda disa sekondave. “Amazon” po mendon instalimin e makinerive në dhjetëra depo të tjera duke i bërë një ofertë punonjësve: Lini punën dhe do ju ndihmojmë të filloni një biznes që dërgon paketa “Amazon”.
Kompania po konkurron në shpejtësinë e dërgimit të porosive, prandaj ofrojnë 10 mijë dollarë për çdo person që bëhet pjesë e këtij programi.
Ky projekt i “Amazon” lejon që dikush të aplikojë për të nisur një biznes të pavarur të ofrimit të porosive “Amazon”. Pra, ata do të marrin një kamion dhe do të nisin shpërndarjet, në mënyrë që kompania të mos mbështetet në zyrën postare apo transportuesit e tjerë. “Amazon” është një kompani me bazë në Amerikë që ofron blerje online dhe është nën pronësinë e personit më të pasur në botë, Jeff Besos.