Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd



Ditën e djeshme pranë ambasadës shqiptare në Beograd është shënuar një incident. Një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, por fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz. Në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës, raporton Newsbomb.al.





Kamerat e sigurisë së selisë diplomatike në Beograd kanë fiksuar të gjithë skenën dhe tashmë autoritetet serbe po merren me hetimet, për të indetifikuar të riun dhe për të parë nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj ambasadës tonë atje, apo ngjarja nuk ka lidhje.






Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi ndërsa dje serbët e Veriut të Mitrovicës i pritën me sulm zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.

/News31