GOSS-BIZ 13 Dhjetor 2017, 00:00
Suksesi i Arilenës tejkalon pritshmeritë, së shpejti do ta shihni në "The Voice of Romania"
NEWS-31
“The Voice of Romania”, këtë të premte do të ketë finalen e madhe dhe e ftuara speciale do të jetë pikërisht këngëtarja shqiptare. Arilena do të këndojë këngën hitin e saj “Nëntori”, por mund të sjellë edhe një këngë surprizë nga albumi i saj i parë.
Artistja i ka kaluar kufijtë e suksesit me këngën e saj “Nëntori”, me të cilën është prezantur në koncerte anekënd botës.
Lajmin që do të jetë pjesë e finales së madhe në Rumani e ka postuar vetë Arilena duke shprehur entuziazmin për këtë pjesëmarrje.
Sipas menaxherit të saj, Popi Kola, mësohet se artistja do të jetë pjesë e kësaj finalejeve ‘The Voice of Romania’ për të kënduar “Nëntori, por edhe ndonjë këngë nga albumi i saj i ri.