Stuhi e reshje shiu, përmbyten rrugët. Anulohet koncerti në Vlorë
Prej disa ditësh moti i keq ka pushtuar vendin tonë, duke shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Për shkak të stuhisë me të cilën po përballet vendi, e ka bërë të pamundur lundrimin në detin e Vlorës. Si pasojë e dallgëve të dendura, autoritetet portuale të qytetit bregdetar kanë urdhëruar pezullimin e lundrimeve deri në datën 30 nëntor. Por përmbytje ka pasur edhe në disa rrugë të qytetit duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve.
Reshjet e shiut po ashtu kanë bërë që bashkia e Vlorës të anulojë koncertin që kishte parashikuar të zhvillonte me rastin e 109-vjetorit të Festës së Pavarësisë.
“Te dashur qytetare! Me keqardhje ju njoftojmë se per shkak te kushteve jo te mira te motit dhe te furtunes kemi qene te detyruar te anullojme koncertin e parashikuar per t’u zhvilluar ne oren 18.00. Faleminderit per mirekuptimin!,”- njofton zyrtarisht Bashkia e Vlorës.
/News31