Studim i fundit: Konsumoni 25 filxhanë kafe në ditë dhe largoni sëmundjet e zemrës!
Një lajm i mirë për të gjithë të dashuruarit pas kafes! Nëse ju kanë kritikuar për konsumimin e kafesë, duke ju treguar shkaqe nga më të ndryshmet, tani ndryshon gjithçka.
“Të dashuruarit pas kafesë që pijnë deri në 25 filxhanë në ditë mund të sigurohen se kjo gjë nuk është e dëmshme për zemrën e tyre”, tregojnë shkencëtarët.
Disa studime të mëparshme kanë thënë se kafeja ngurtëson arteriet, duke vënë presion mbi zemrën dhe duke rritur gjasat e një sulmi në zemër apo goditje në tru. Por, një studim i ri me mbi 8,000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se pirja e 5-25 filxhanëve në ditë, nuk ishte e dëmshme për arteriet, madje është e barabartë sikur të pini 1 filxhan.
Hulumtimi, i financuar pjesërisht nga “Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF)”, u prezantua në konferencën e Shoqërisë Britanike Kardiovaskulare në Mançester.
Ekspertët nga “Queen Mary University of London (QMUL)” ndanë 8,412 njerëz në tri grupe për studim. Grupi i parë ishte me ata që pinë më pak se një filxhan kafe në ditë, i dyti me ata që pinë 1-3 filxhanë në ditë dhe i treti ishin ata që pinë më shumë se tre.
Disa njerëz në grupin e fundit pinin deri në 25 gota në ditë, edhe pse numri mesatar i njerëzve në këtë grup ishte pesë gota në ditë.
Studiuesit zbuluan se edhe ata që pinin deri në 25 filxhanë kafeje në ditë nuk kishin më shumë gjasa të kishin ngurtësim të arterieve sesa ata që pinë më pak se një filxhan në ditë./News31