Startojnë Lojërat Olimpike 2020, Shqipëria parakalon e udhëhequr nga Calja dhe Gega



Kanë startuar në Tokio Lojërat Olimpike ku atletë nga e gjithë bota kanë parakaluar në një hapësirë  të zbrazët por në një ceremoni spektakolare. Kjo për shkak të pandemisë. Ceremonia nisi me një minutë heshtje në nder të viktimave të COVID-19. Në stadiumin gjigand janë ulur vetëm 950 spektatorë VIP, mes të cilëve 800 të huaj dhe 150 nga Japonia. Në nisje të ceremonisë delegacioni i Tokios mbajti flamurin kombëtar japonez, ndërsa të gjithë përfaqësuesit u shfaqën me maska anti-COVID.





Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 9 sportistë të cilët kanë parakaluar në fushë gjigande duke mbajtur në duar flamurin kuq e zi. Në këtë edicion të olimpiadës flamurmbajtës ishin dy atletë, kjo edhe për shkak të barazisë gjinore ku të gjithë shtetet valvisnin flamujt e tyre nga një sprotist mashkull dhe një femër. Për Shqipërinë dy flamurmbajtësit ishin atletja Luiza Gega dhe peshngritësi Biken Calja. Këto emra janë dy prej sportiestëve me rezultatet më të larta në sported e tyre e ndoshta nga të cilët pretendojmë më tepër për të marrë rezultat.






/News31