SPORT 16 Korrik 2022, 18:45

Zyrtare/ Lewandowski bëhet lojtar i Barcelonës

Zyrtare/ Lewandowski bëhet lojtar i Barcelonës


Tashmë mund të themi që është 100% zyrtare. Lewandowski do të jetë lojtar i Barceonës, gjë e cila është konfirmuar edhe nga klubi i Bayern. 

Skuadra bavareze ka publikuar një deklaratë zyrtare, në të cilën ka shpjeguar se është arritur “një marrëveshje verbale” mes dy palëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti i Bayern, Herbert Hainer në një intervistë me Bayerischen Rundfunk në Prezantimin e Ekipit të Allianz FC Bayern ditën e sotme:

“FC Bayern ka arritur një marrëveshje verbale me FC Barcelona për transferimin e Robert Lewandowski. Kemi konfirmim verbal nga FC Barcelona. Kjo qartësi është e mirë për të dyja palët. Roberti është një lojtar që meriton gjithçka, ai ka fituar gjithçka me ne. Ne i jemi shumë mirënjohës atij”