SPORT 30 Dhjetor 2022, 23:38

Zyrtare/ Cristiano Ronaldo transferohet në Arabi, zyrtarisht futbollist i Al Nasr

Zyrtare/ Cristiano Ronaldo transferohet në Arabi, zyrtarisht futbollist i


Cristiano Ronaldo tashmë është zyrtarisht futbollist i Al Nasr, në Arabinë Saudite.

Futbollisti 38-vjeçar portugez ra dakord për gjithçka me drejtuesit e klubit arab, teksa transferimi i tij u njoftua nga klubi, i cili e quajti këtë moment si "historik për skuadrën dhe kombin e tyre", po ashtu edhe nga vetë 5-herë "Topi i Artë".

Cristiano nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me skuadrën dhe do të arkëtojë shumën prej 200 milionë euro në vit bashkëpunim me Al Nasr. /News31