SPORT 24 Nëntor 2022, 13:10

Zvicra i mjaftohet një goli, Xhaka dhe Shaqiri bëjnë "detyrën" përballë Kamerunit

Zvicra i mjaftohet një goli, Xhaka dhe Shaqiri bëjnë

Zvicra ka arritur të fitojë ndeshjen e saj debutuese dhe të parën për ditën e sotme, përballë Kamerunit, me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ku loja ishte e barabartë, vetem me dy raste më të rrezikshme për Kamerunin. Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të vendasit ndërtojnë një aksion të bukur, me Xherdan Shaqirin që bëri detyrën dhe shërbeu një top të bukur brenda zonës dhe Embolo e dërgoi në rrjetë. Një asist i rëndësishëm për Shaqirin i cili sipas statistikave ka marrë pjesë në 50% të golave që përfaqësuesja e tij ka realizuar në turnet e fundit ku ka marrë pjesë. 

Po ashtu edhe Xhaka luajti mjaft mirë, duke udhëhequr mesfushën zviceriane, ndërsa pas golit pjesa tjetër e lojës ishte thuajse e barabartë, me asnjërën nga skuadrat nuk mundi të shënojë përsëri. Zvicra pati një tjetër rast të pastër për gol, por Onana bën një pritje të shkëlqyer.

/News31