SPORT 11 Shkurt 2022, 21:01

Zgjedhjet mbahen në 2 mars, shpallen tre kandidatët për president të FSHF

Zgjedhjet mbahen në 2 mars, shpallen tre kandidatët për president

Janë shpallur 3 kandidatët për president të Federatës Shqiptare të Futbollit teksa zgjedhjet do të mbahen në datën 2 mars. Kandidatë në garë janë presidenti aktual Armand Duka, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe trajneri Sulejman Starova.

Armand Duka është në krye të FSHF prej vitit 2002 për disa mandate rresht. Në këtë garë ai ka përballë gazetarin dhe komentatorin e mirënjohur sportive Dritan Shakohoxha me një karrierë të spikatur në botën e sportit. Për disa vite ai ka drejtuar Supersport në Digitalb dhe ka komentuar ndeshjet me të rëndësishme të futbollit shqiptar dhe garave ndërkombëtare.

Ai shpall kandidaturën e tij me një synim për të zhvilluar futbollin dhe talented duke e nisur nga fëmijët.

Kandidati tjetër është Sulejman Starova. një emër i njohur për futbollin shqiptar. Ai ka mbajtur për shumë vite postin e drejtorit sportive dhe të trajnerit të Partizanit.