SPORT 5 Maj 2023, 18:35

(Video) U pezullua nga PSG, Messi reagon për herë të parë me një mesazh për ekipin!

(Video) U pezullua nga PSG, Messi reagon për herë të parë me

Klubi i PSG-së njoftoi pak ditë më parë se kishte marrë vendimin për të pezulluar Leo Messi-n, për të paktën dy javë dhe arsyeja e këtij vendimi ishte pasi argjentinasi kishte shkuar në një udhëtim në Arabinë Saudite pa autorizimin e ekipit francez. 

Kështu, dihet se kampioni i botës nuk do të luajë në ndeshjet e ekipit francez për dy javët e ardhshme, ndërsa flitet se ata do t'i mbajnë edhe një pjesë të rrogës, ndërkohë që sot Messi ka reaguar për gjithë situatën, që ka shkaktuar edhe ragime të ashpra nga tifozët parizinë, teksa me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale futbollisti thotë:

“Dua t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe klubit. Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si zakonisht dhe e kisha organizuar tashmë udhëtimin dhe nuk mund ta anuloja, e kisha bërë në të kaluarën. Jam këtu, duke pritur se çfarë do të vendosë klubi."

Kështu, duket se Messi ka vendosur të kërkojë falje, teksa nga ana tjetër sipas mediave ai ka vendosur përfundmisht që në fund të sezonit të largohet nga PSG, edhe pse e ardhmja e tij ende nuk dihet. Megjithatë për këtë pritet një tjetër njoftim zyrtar nga ana e tij. 

/News31