SPORT 30 Mars 2022, 12:57

(VIDEO) Momenti kur ylli i futbollit mbulohet nga lazerët e publikut dhe humbet penalltinë

(VIDEO) Momenti kur ylli i futbollit mbulohet nga lazerët e publikut dhe

 

Egjipti ka mbetur jashtë Kupës së Botës në futboll, teksa Senegali është kualifikuar në Kupën e Botës që luhet në Katar në muajt nëntor dhe dhjetor.

Ndeshja u mbyll si ajo e para 1:0 dhe penalltitë e përcaktuan fituesin.

 

Aty, lojtarët e Egjiptit u detyruan të përballen me një shpërqendrim të madh gjatë lojës.

Madje, “Mbreti egjiptian” nuk arriti të realizonte nga penalltia.

 

Mohamed Salah u mbulua nga lazerët e publikut dhe u shpërqendrua duke humbur penalltinë.

Ky moment aspak i këndshëm është bërë viral në rrjetet sociale.