(Video) Kristjan Asllani thotë fjalët e para si futbollist i Inter, zbulon numrin që do të mbajë
Pak ditë më parë u zyrtarizua kalimi i futbollistit shqiptar, Kristjan Asllani, tek Inter, ndërsa sot ish-mesfushori i Empoli-t ka bërë prezantimin zyrtar të tij.
Me anë të disa postimeve në rrjetin social Twitter, klubi italian ka bërë me dije se Asllani do të mbajë veshur numrin 14, të lënë të lirë nga Ivan Perisic që u largua në drejtim të Tottenham më herët këtë muaj.
Kristjan vestirà la numero... pic.twitter.com/Rz1OXNPxw4
— Inter (@Inter) June 30, 2022
Ndërkohë në një video tjetër Kristjan thotë edhe fjalët e para si futbollist zikaltër:
Përshëndetje tifozë të Interit, mezi pres që të fillojmë!
Inter = 9 marzo 1908
— Inter (@Inter) June 30, 2022
Kristjan = 9 marzo 2002
Destino ????????#ForzaInter #WelcomeKristjan pic.twitter.com/dOaNnIlKsR
Po ashtu klubi i Milanos ka vënë në dukje se ndan të njejtën datëlindje me futbollistin shqiptar, 9 marsin. Epo, mund të themi që ka qenë e shkruar!
/News31