SPORT 3 Prill 2022, 13:03
(VIDEO) Goditja 'vdekjeprurëse', momenti kur Florian Marku ‘trullos’ kundërshtarin e tij
NEWS-31
Florian Marku mbrojti titullin Ndërkombëtar IBF të peshës velter me një sukses spektakolar.
“Mbreti Shqiptar” mposhti me “KO” Chris Jenkins në raundin e katërt, duke çuar peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Edhe pse kishte përballë një kundërshtar që e vuri jo pak në vështirësi, Marku ia doli të triumfojë me një goditje të fuqishme me të djathtën duke e çoroditur komplet boksierin britanik që nuk po e kuptonte më se ku ndodhej.
Për 29-vjeçarin kjo ishte fitorja e 11-të në 12 ndeshje në të cilat është përballur si profesionist.